“Albania Guitar Festival “ është një aktivitet muzikor që ka si qëllim të
përhapë një kulturë dhe edukatë muzikore për brezin e ri. Festivali do të
ketë aktivitete në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me calendar vjetor, si një
artaksion kulturor dhe edukues. Duam që të krijojmë një traditë dhe një
vazhdimësi, në mbështetje të muzikantëve të rinj, duke organizuar evente
të ndryshme muzikore si koncerte, masterklase dhe kompeticione.
Festivalet muzikore janë pjesë e aktiviteteve artistike të qyteteve që kanë
një identitet kulturor. Jeta artistike e Tiranës I mirëpret këto lloj aktivitetesh
sepse sjellin risi dhe cilësi në nivelin kulturor kryeqytetas.
Do të jetë një platform bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetrore dhe
subjekteve private, brenda dhe jashtë vendit. Një rol të rëndësishëm do ti
jepet partneritetit me festivalet dhe kompeticionet e rajonit, si mënyra më e
mirë e shkëmbimit të eksperiencave pedagogjike, artistike dhe
organizative.
Në mbështetje të projekteve me tematikë sociale, do të oganizohen
koncerte dhe leksione për të kontribuar në krijimin e një platform në ndihmë
të personave në nevojë.
Në këtë festival do të marrin pjesë kitaristët me origjinë shqiptare që luajnë
në skenat më të rëndësishme europiane, si edhe artistë të huaj me famë
ndërkombëtare.