Follow Us
Facebook Instagram YouTube

Partners & Sponsors

“Albania Guitar Festival” është në partneritet me Institucionet qeveritare, organizatat e huaja, bizneset dhe festivalet artistike te rajonit. Për të treguar mbështetjen që ata japin në organizimin e këtij festivali, logot e sponsorve  dhe partnereve do të ekspozohen përgjatë gjithë evenimentit në materialet  promovuesve si banner, broshura, poster dhe video promocionale. Për të gjithë partnerët do të ketë ftesa të rezervuara për aktivitetet.

Edicioni I tretë realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ambasadës Spanjolle, Institutit Italian të Kulturës, Bashkisë Tiranë, Bashkisë Korçë, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Muzeut Arkeologjik  të Durrësit, Telekom Albania, Stela Souvenir. Festivali është në partneritet me Paganini Guitar Festival, Societa dei Concerti di Parma, dhe Solarino International Guitar Festival në Sicili.

Si të bëhesh partner i “Albania Guitar Festival”?

Duke qenë partner, sponsor apo mbështetës i “Albania Guitar Festival”, ju do t’i ofroni vetës një mundësi për të qënë pjesë e një aktiviteti artistik që ka si qëllim promovimin e kulturës muzikore për brezin e ri. Për t’u njohur me pakot e sponsorizimit dhe mundësitë e vëna në dispozicion, lutemi të kontaktoni me organizatorët e evenimentit përmes adresës elektronike: denis_bizhga@hotmail.com

March 2, 2019