“Albania Guitar Festival “ është një aktivitet muzikor që ka si qëllim të
përhapë një kulturë dhe edukatë muzikore për brezin e ri. Festivali do të
ketë aktivitete në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me calendar vjetor, si një
artaksion kulturor dhe edukues. Duam që të krijojmë një traditë dhe një
vazhdimësi, në mbështetje të muzikantëve të rinj, duke organizuar evente
të ndryshme muzikore si koncerte, masterklase dhe kompeticione.
Festivalet muzikore janë pjesë e aktiviteteve artistike të qyteteve që kanë
një identitet kulturor. Jeta artistike e Tiranës I mirëpret këto lloj aktivitetesh
sepse sjellin risi dhe cilësi në nivelin kulturor kryeqytetas.