Albania Guitar Festival – Ed. II, 2018

Follow Us
Facebook Instagram YouTube

“E vetmja gjë më e bukur se një kitarë janë dy kitara.” Kjo është shprehja e Frederic Chopin, kompozitori dhe pianisti i epokës romantike.

“Albania Guitar Festival” sjell për të dytin vit artistë të mirënjohur për të performuar në Tiranë.

Mbrëmjet e qytetit këtë fundjavë do mbulohet nga tingujt e shumë kitarave, që do luhen nga mjeshtra shqiptarë dhe spanjollë. Muzika e kitarave do të përcillet në datat 31 maj, 1 dhe 2 qershor.

Për t’i dhënë publikut shqiptar një njohje edhe më të madhe të muzikantëve botërorë, ditën  e dytë të festivalit, do shfaqet një film mbi jetën e Augustin Barrios Mongore, në qendrën COD.

“Këtë edicion të dytë, festivali sjell Gjylaci Duo të cilët me datë 31 maj do luajnë kompozimin e muzikantit shqiptar Thomas Simaku ndërsa me datë 2 qershor, Duo Del Mar do ndezin mbrëmjen me muzikë flamengo dhe spanjolle.

Jemi shumë të lumtur që nga suksesi i edicionit të parë na u bashkuan përsëri partnerë si Telekom Albania për të kontribuar në jetën kulturore të qytetit dhe për të ndihmuar në kultivimin e publikut me ketë zhanër muzike” u shpreh Denis Bizhga, Drejtor Artistik Albania Guitar Festival.